KB Çair e fillon furishëm sezonin e ri, e demolon Kozuvin

Klubi i Basketbollit Çair ka filluar sezonin e ri me një fitore bindëse ndaj Kozuvit me rezultatin 99-79.

Marketing

“Startojmë me FITORE BINDËSE

Sezoni ka filluar si duhet! BC Çair 2030 e nis rrugëtimin drejt majave të Superligës me një FITORE të fuqishme kundër KK Kozuv.

Rezultati përfundimtar: BC Çair 2030 [99]- KK Kozuv [79]

Energjia në Palestrën Shaban Tërstena ishte në maksimum, dhe skuadra jonë e tregoi forcën e saj duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Faleminderit Lojtarit të 6-të – juve tifozëve të zjarrtë që ishit aty dhe na mbështetët me gjithë zemër. Ky ishte vetëm fillimi!”, thuhet në njoftimin e KB Çair 2030.

Marketing