Kë duhet ta mbështesin partitë shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë. Tani për tani asnjë parti nuk u prononcua nëse do t’i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjë nga kandidatët e opozitës.

Marketing

“Nga 5 kandidatët të tjerë, njëri ishte nga pushteti, Bujar Osmani dhe katër ishin të opozitës, këta katër deri më sot nuk e kanë përkrahur Gordana Siljanovska Davkovën gjë që do të duhej ta bënin nëse janë opozitë. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për BDI dhe Ali Ahmeti përkatësisht për pushtetin”, theksoi Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pendarovski në lidhje me këtë, tha se ai nuk do t’i kërkojë votat e kandidatëve të tjerë.

“Nuk mendoj që t’u drejtohem subjekteve të tjera politike, sidomos atyre që kishin kandidatë të cilët nuk kaluan në raundin e dytë. Unë nuk e parapëlqej këtë matematikë dhe këtë mënyrë të shpërndarjes ‘prej teje tek unë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj herë më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim. A druajnë partitë e bllokut shqiptar se mund t’i humbin votat nëse i ftojnë votuesit e tyre që të përkrahin dikë nga kandidatët për president?

Еве убиец на простатата! Мажите треба веднаш да го прочитаат ова!
PRO DROPS
Tani për tani i përmbajtur është edhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM. Këto ditë ai tha se qytetari e ka të drejtën për kë do të votojë.

“Votuesit, as kandidatët e as partitë nuk i mbajnë në xhepin e tyre. Kjo është e drejta ligjore dhe kushtetuese e votuesit që të prononcohet në mënyrë legjitime, në zgjedhje demokratike për kë do të votojë. Sa i përket votimit, tashmë kam thënë se çdo votues në Maqedoni mund të votojë sipas bindjes së tij ashtu siç është shkruar në Kushtetutën dhe ligjet”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i ZNAM.

Nuk ka qëndrim as nga Stevço Jakimovski e as nga Biljana Vankovska se kujt do t’ia japin votat e tyre, Pendarovskit ose Siljanovska Davkovës.