“Ke humbur shumë me atë që bëre me Izraelin…” Rama: Nderim për popullin shqiptar që u bë mburojë e hebrenjve

Marrja e medaljes presidenciale të nderit në Izrael nga Edi Rama është shoqëruar me kritika në rrjetet sociale për shkak të situatës në Gaza.

Në përgjigje të një ndjekësi i cili i tha se “ke humbur shumë me atë që bëre me Izraelin”, Rama sqaroi se medalja është në emër të popullit shqiptar që mbrojtën hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Ndërsa sa i përket situatës aktuale, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe se qëndrimi i tij është për zgjidhje mes dy shteteve.

Marketing