KE “i merr paratë” oligarkëve, rregulla të reja: Do përdoren për rindërtimin e Ukrainës

Me qëllimin të lehtësohet shpronësimi i pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj oligarkëve ruse, KE ka propozuar disa rregulla të reja.

Marketing

Në sfondin e agresionit rus në Ukrainë dhe diskutimeve për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, kërkohet që miliardat e oligarkëve të Putinit, që ndodhen në listën e sanksioneve ndërkombëtare, të merren e të përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Por kjo është më e vështirë, se sa mund të mendohet. Komisioni propozon që Brukseli do të krijojë një kuadër ligjor për vendet anëtare të BE, për ta bërë më të lehtë konfiskimin dhe shpronësimin e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale.

“Për konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve, kur shkelja e masave kufizuese të Bashkimit të kriminalizohet, do të jetë e mundur ose mjaft më e lehtë që të konfiskohen të ardhurat e atij krimi. Ky është qëllimi i të gjithë direktivës së re që propozojmë”, tha Komisioneri Europian i Drejtësisë, Didier Reynders.

Deri tani rregullat kanë qenë shumë të ndryshme, shumë i vështirë është shpronësimi. Propozimet synojnë kryesisht terrorizmin ose kriminalitetin e organizuar ndërkufitar, por ato mund të zbatohen edhe për pasuritë e oligarkëve, që ndodhen në listën e sanksioneve të BE.

Pika kryesore ka të bëjë me përshpejtimin e proceseve. Nëse një gjykatë kombëtare është e bindur se paratë vijnë nga aktivitete kriminale, atëherë ato duhet të ngrijnë para dhënies së dënimit. Në rast dyshimi Gjykata do të kishte shtatë ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar.

Sepse paratë kanë “tendencën që të zhduken”, thotë Komisarja Ylva Johansson. Rregullat do të vlejnë edhe për ridhënien e parave të sanksionuara, përfshirë transferat tek anëtarët e familjes.

Sa i përket oligarkëve rusë, shumë vende anëtare të BE kanë vështirësi ligjore për ngrirjen dhe marrjen e parave në përgjithësi. BE ka tashmë në dispozicion mundësinë që nëpërmjet informantëve të njoftojë shkeljen e sanksioneve.

Por në disa vende ato shihen vetëm si mos zbatim ligji. Prandaj Brukseli propozon tani që ta kthejë shkeljen e sanksioneve kudo në vepër penale.