KE-ja vlerëson pozitivisht reformat e Maqedonisë në ekonomi

Sipas Raportit të Komisionit Evropian (KE), Maqedonia shënon avancim më të madh në plotësimin e kushteve të BE-së në Programin për Zhvillim Ekonomik në krahasim me vendet e rajonit, njoftojnë nga Ministria e Financave, nga ku thuhet se në raportin e sivjetmë është theksuar se vendi seriozisht e ka përmirësuar vlerësimin e vetë në krahasim me vitin e kaluar që qartë tregon avancim në implementimin e rekomandimeve.

Marketing

Avancimi është theksuar në dialogun e BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë ku kanë marrë pjesë ministri i Financcave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska.