KE: Korrupsioni ende është i përhapur dhe mbetet çështje shqetësuese

Komisioni Evropian sot rekomandoi fillim të negociatave me Maqedoninë. Në raportin vjetor të Komisionit qëndron se Këshilli i BE-së duhet tani t’i hap negociata me vendin tonë për t’u mbështetur reformat e vazhdueshme, kurse Komisioni do të aplikon qasje të përforcuar për kapitujt e negociatave për gjyqësorin, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në vend. Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Han, pranë Parlamentit Evropian theksoi se Maqedonia ka demonstruar progres të konsiderueshëm në detyrat e reformave të caktuara vitin e kaluar nga ana e Këshillit të BE-së, transmeton IRL.mk

Marketing

“Maqedonia e Veriut ka vazhduar ta përmbush agjendën e reformave dhe ka arritur marrëveshje historike me Greqinë, e gjithë kjo jep shembull si të përforcohen marrëdhëniet bilaterale dhe është shembull i shkëlqyeshëm dhe dëshmi për fuqinë e atraktivitetit të BE-së”, ka thënë Han.

Në raport është theksuar se janë ndërmarrë hapa për fuqizim të demokracisë dhe sundim të ligjit. KE-ja i rekomandon qeverisë në atmosferë të hapur dhe transparente politike të vazhdon me zbatimin e reformave.

“Vendi të vazhdon të jep rezultate konkrete në fushat thelbësore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit, siç është gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar, reforma e shërbimeve të zbulimit dhe administrata publike. Kultura e kompromisit në peizazhin politik është përmirësuar nga ana e qeverisë si dhe përpjekjet për të arritur tek të gjitha palët e prekura, duke e përfshirë edhe opozitën dhe shoqërinë civile, në mënyrë inkluzive dhe transparente”, shkruan në raportin.

Në fushën e luftës kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar, kritikë ka ardhur për zbatimin praktik, Komisioni thotë se korrupsioni është ende i përhapur në shumë fusha dhe është në nivel shqetësues.

Në institucionet që janë thelbësore për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mungojnë punonjës kompetent, kurse në këto fusha është përmendur se qeveria duhet të bën përpjekje më të forta për të demonstruar se angazhimet për përmirësim nuk janë vetëm me letër.

TË VAZHDOJË LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT TË LARTË

Edhe pse është formuluar me fjalë më të buta edhe në këtë raport Komisioni Evropian thekson se niveli i korrupsionit ende është çështje shqetësimi dhe se pushteti duhet të intensifikojë përpjekjet për të treguar se lufta kundër korrupsionit është prioritet nacional në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në këtë pjesë lëvdata ka në lidhje me atë se është përmirësuar legjislacioni, mënyra si është zgjedhur Komisioni i ri për Antikorrupsioni dhe angazhimi i saj në këtë luftë.

“Komisioni ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për luftë proaktive kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe funksionarë në pozicione të larta nga i tërë spektri politik. Për momentin mund të shihen rezultate konkrete nga lufta kundër korrupsionit, por ato duhet të vazhdojnë edhe më tutje”, thuhet në raport.

Si rekomandime, për atë çka duhet të ndërmerr më tutje shteti në raport thuhet se duhet në mënyrë më aktive të zbatohen rregullat e reja për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit por edhe të stimulohet qasje proaktive e të gjithë aktorëve të cilët janë të përfshirë në këtë fushë.

“Pushteti duhet sërish ta konfirmon vullnetin e vet politik për luftë kundër korrupsionit nduke i mbështetur të gjitha institucionet relevante me autonominë e duhur në realizimin e të drejtave të tyre të posaçme, si dhe resurse njerëzore dhe financiare; t’i konsolidojë evidencat për aktgjykime përfundimtare në rastet e korrupsionit në nivel të lartë, duke përfshirë edhe me konfiskim të mjeteve kriminele; Të sigurohet se përgjegjësia juridike e përgjimit vazhdon pavarësisht reformat në rrjedhë në kuadër të sistemit të prokurorëve”, është theksuar në raportin.

KONFISKIMI I PRONËS ILEGALE TË BËHET PRIORITET

Njëlloj sikur në luftën kundër korrupsionit, në raport ka lëvdata për përmirësimin e kornizës ligjore në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar. Është përforcuar bashkëpunimi në zbatimin e ligjit, ndërsa ka edhe përmirësim të konsiderueshëm të efektivitetit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Përparim është arritur në nivel operativ nëpërmjet përmirësimit të efektivitetit të Qendrës nacionale koordinuese për luftë kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrje në operacione të përbashkëta me vendet – anëtare të BE-së dhe vendet fqinjë.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni si fusha në lidhje me punësimet duhet edhe në të ardhmen të jenë prioritet në zyrën e Prokurorisë. Prokuroria publike themelore për krim të organizuar dhe korrupsion nuk ka punësuar mjaftueshëm prokurorë publik”.

Komisioni në raport rekomandon që në luftën me krimin e organizuar, korrupsionin e nivelit të lartë dhe terrorizëm, në të ardhmen, prioritet strategjik duhet të jetë konfiskimi i pronës që është fituar në mënyrë ilegale.

“Mekanizmat që i ka shtetit për të menaxhuar dhe konfiskuar pronë të fituar nëpërmjet aktiviteteve kriminele ende nuk janë mjaftueshëm efektive”, thuhet në raport.

TË HULUMTOHEN TË GJITHA KALLËZIMET PËR KORRUPSION NË PROKURIMET PUBLIKE

Ende ka shumë punë për t’u përforcuar gjendja me luftën kundër korrupsionit në prokurimet publike. Kjo është fushë e ndjeshme dhe mund të jetë e brishtë ndaj korrupsionit. Në raport është përmendur se me miratimin e ligjit të ri për prokurime publike, është bërë progres i vogël por duhet të ndërmerren masa të mëtutjeshme për t’u parandaluar parregullsitë dhe korrupsioni në procesin e prokurimeve publike. Gjatë këtij viti, shteti duhet të bën harmonizim me direktivat e BE-së për prokurime publike, veçanërisht për partneritet privat-publik, koncesione. Gjithashtu duhet të gjitha kallëzimet për parregullsitë në prokurimet publik të hetohen, ndërsa ata që kanë bërë kundërvajtje duhet të dënohen. Është përmendur se duhet të përforcohen kapacitetet administrative të Byrosë për prokurime publike dhe Enti shtetëror për revizion të mund t’i monitorojnë prokurimet publike, ndërsa Ministria për ekonomi t’i monitoron koncesionet dhe partneritetet private-publike.

ELITAT POLITIKE TË PRANOJNË KRITIKA NGA GAZETARËT

Në lidhje me lirinë e të shprehurit, është arritur progres i mirë, por ende duhet të punohet për t’u përmirësuar gjendja me lirinë e të shprehurit.

“Me rëndësi thelbësore është që nëpunësit publik dhe elitat politike të demonstrojnë shkallë më të lartë të tolerancës ndaj kritikave, ashtu që do të respektohet liria e të shprehurit”, thuhet në raport.  Në lidhje me RTVM-në, Komisioni thotë se shteti duhet të bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar pavarësinë dhe standardet profesionale të servisit publik radiodifuziv si dhe qëndrueshmëria e vet financiare.

“Janë bërë ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe implementimi i tij do të kërkojë përkushtim të përforcuar politik për t’u garantuar profesionalizëm, respektim të parimit të transparencës.

Marketing