Komisioni Evropian sot i ka prezantuar rekomandimet për vendet anëtare të KE-së për heqjen e masave rigoroze dhe masat e izolimit dhe kërkon kjo të bëhet gradualisht që të shmanget shpërthim i ri i epidemisë, lajmëron korresdpondentja e MIA-s nga Brukseli.
Komisioni Evropian nuk rekomandon një model të heqjes së masave, por kërkon nga autoritetet në vendet anëtare të BE-së me kujdes t’i ndjekin këshillat e epidemiologëve dhe t’i përshtatin masat e situatës së tyre, duke e marrë parasysh se çdo vend përballet me intensitet të ndryshëm të epidemisë.
Por, KE insiston të informohet në kohë për masat që i planifikojnë vendet dhe, para se gjithash të bashkëpunojë nga afër me shtetet fqinje.
Rekomandimet e Komisionit themelohen në tre shtylla, tha Fon der Lajen: analizë epidemiologjike solide, sigurimi i kapacitetit të mjaftueshëm të sistemit shëndetësor dhe sistem efikas i monitorimit të qytetarëve, kryesisht përmes testimit të gjërë të popullatës.
“Vendet anëtare kërkuan nga ne të përgatisim udhërrëfyes për dalje nga masat e izolimit, atë e rekomandojmë sot, por kjo nuk është shenjë se masat mund të hiqen”, tha kryetarja e KE-së.
Fon der Lajen, së bashku me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishell, u kthye edhe në pasojat socioekonomike nga kjo krizë sanitare.
Bashkimi Evropian deri në ditën e sotme nuk ka harmonizuar buxhet për periudhën e ardhshme financiare shtatëvjeçare.
Mishell dhe Fon der Lajen theksuan se korniza e ardhshme shumëvjeçare financiare për të cilën vendet-anëtare duhet të dakordohen do të luajë “rol qendror” në ballafaqimin me pasojat nga kriza.
Deri tani institucionet evropiane sollën disa vendime të cilat duhet t’i zbutin efektet e recesionit që vijon, siç është lehtësimi i rregullave buxhetore për vendet anëtare dhe rregullave të ndihmës shtetërore, ndërsa sërish vendet anëtare të Eurozonës javën e kaluar vendosën të injektojnë mbi pesëqind milion euro.
I pyetur për parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se Bashkimi Evropian do të jetë rajoni më i goditur në botë, Mishell tha se tani për tani ende është herët të sillen konkluzione sepse së pari duhet të matet saktë se sa do të kushtojë kriza dhe pastaj të ndërmeren hapa vendosës.
Fon der Lajen, nga ana e saj paralajmëroi se kriza do të kushtojë “jo miliarda euro por triliona euro”.
Ajo u porositi vendeve anëtare gjithashtu se duhet të bëjnë gjithçka që njerëzit t’i mbajnë vendet e tyre të punës dhe se vegla e veçantë, e njohur si SURE, është vendosur pikërisht për t’u ndihmuar në këtë qëllim.
SURE është instrumenti i parë evropian i cili duhet t’u ndihmojë vendeve-anëtare ta parandalojnë papunësinë masive pas krizës.