KE porosi vendeve të Ballkanit: Harrmonizoni politikën e jashtme me atë të BE-së

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero u bënë thirrje përfaqësuesëve të vendeve të Ballkanit Perendimor që synojnë integrimin e plotë në familjen e madhe evropiane, që në kuadër të agjendeve të tyre reformuese të paraprara në Planin e Rritjes të deklarojnë edhe synimin dhe përkushtimin e tyre të qartë për ti harmonizuar politikat e tyre të jashtme me politikat e BE-së.
“Harmonizimi me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është përfshirë, si synim specifik, në kuadrin e agjendave të reformave. Kjo do të thotë se vendet do të duhet të shpjegojnë në agjendat e reformave se si presin që këto masa dhe masat që planifikojnë të marrin, të kontribuojnë në harmonizimin progresiv dhe të vazhdueshëm kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.”, tha zëdhënësja e Komisionit, Pisonero e cila potencoi se Serbia është i vetmi vend në rajon e cila nuk ka vendosur sanskione ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e BE-së, si kundërpërgjigje të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.
Maqedonia e Veriut si dhe gjitha vendet tjera në rajon kanë respektuar të gjitha vendimet e BE-së në lidhje me Rusinë. Harmonizimi i politikës së jashtme, thotë Pisonero, nuk është parakusht për marrjen e parave nga Plani i Rritjes, mirëpo thekson se do të jetë në fokusin e KE-së, kur do të përcaktohen pagesat e parave për vendet e rajonit.
“Para se të ndodhë kjo, ne padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare. Pra, kjo ende nuk ka ndodhur. Vlerësimi është në vazhdim. Ju e dini se marrja e mbështetjes financiare do të varet nga zbatimi i suksesshëm i reformave, të cilat do të duhet të bien dakord me Komisionin Evropian”, tha Pisonero.
Reformat kanë të bëjnë me fushën socio-ekonomike dhe vlerat bazë, duke përfshirë politikën e jashtme. Gjatë kësaj vjeshte priten edhe transfertat e para të parave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili mbulon periudhën 2024-2027. Planifikohet të ofrohen gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë euro janë në formë granti, gjegjësisht fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardë të mbetur janë kredi me këste të favorshme.
Marketing