KE: Presim që qeveria e re në Maqedoninë e Veriut t’i respektojë angazhimet e BE-së

Komisioni Evropian pret bashkëpunim të mirë me qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut dhe përkushtim ndaj agjendës së BE-së, deklaruan sot nga ky institucion.

Marketing

Në pyetje të gazetarëve nëse Komisioni Evropian në kohë do ta publikojë progres raportin për Maqedoninë e Veriut dhe nëse do të mund të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, zëdhënësja e Komisionit të Evropës nuk ishte në mundësi për të dhënë përgjigje të saktë tani.

“Me padurim presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut dhe të vazhdojmë ta ndjekim strategjinë për integrimin në BE, do të vazhdojmë gjithashtu të punojmë me qeverinë në luftën kundër pandemisë së Kovid-19”, deklaroi zëvendës zëdhënësja për zgjerim.

Ajo shtoi se Komisioni i Evropës gjithashtu pret nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut përkushtim ndaj realizimit të reformave të BE-së, veçanërisht në pjesën e ligjvënies së BE-së.