Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se Këshilli Evropian ka publikuar raportin për Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se në raportin e KE janë vlerësuar pozitivisht të gjitha arritjet e vendit dhe pritshmëritë nga vendi.
Sipas Osmanit, me publikimin e raportit dhe vlerësimeve, besimi i qytetarëve në Bashkimin Evropian po kthehet.
Ai tha se me këtë raport, tregohet edhe pjekuria për hapjen e bisedimeve të vendit në mars.
Osmani tha se në web faqen e Kuvendit të Holandës është publikuar edhe raporti i përgatitur nga deputetët e Holandës.
Ai foli edhe për pakon, Shqipëri-Maqedoni. Tha se do të takohet me zyrtarë të Kroacisë dhe do të bisedoj për këtë çështje. Ai tha se shpreson që nuk do të hapet samiti i Zagrebit pa u zgjedhur ky problem.