KE: Shqipëria në BE më 2027, nuk ka pse pret caktim datash të tjera

Shqipëria dhe vende të tjera që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen në BE dhe nuk kanë nevojë të presin për një datë të caktuar. Komisioni Evropian ka siguruar mbështetjen për ambicien e Shqipërisë që të arrijë anëtarësimin brenda vitit 2027 përkundër plotësimit të kushteve.

Marketing

Pyetur nga RTSH pas fjalës së komisioneres së Zgjerimit, Komisioni Evropian ka rikonfirmuar datën që e afron me 3 vjet afatin e deklaruar nga administrata e kaluar evropiane, një parashikim që ishte konsideruar atëherë tepër optimist.

“Shqipëria sinjalizoi synimin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz.

Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen, nuk ka nevojë të presësh për një datë të caktuar”, u shpreh Piotr Cichoki, Zyrtar i BE-se për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë.

Ndërsa nxjett në pah faktin se çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, Komisioni Evropian veçon se çfarë është më e ndjeshme për Shqipërinë.

“Është thelbësore që autoritetet shqiptare të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara nga BE, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun në zbatimin e ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat pronësore dhe pakicat”, tha Cichoki.

Në kushtet kur Komisioni Evropian e konstaton zgjerimin të rikthyer si prioritet për BE-në, Këshillin, Parlamentin, si dhe për atë vetë referuar Udhëzimeve Politike 2024-2029, sipas tij janë vetëm meritat ato që të anëtarësojnë.

“Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, kur të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së dhe të rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së përmes Konkluzioneve të Këshillit Evropian të Kopenhagës të vitit 1993 dhe kornizave negociuese. Procesi i anëtarësimit drejtohet nga realizimi i reformave dhe maturimi i shoqërisë dhe ekonomisë drejt BE-së”, tha ai.

Marketing