Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës të fuqishëm në aspiratat që Maqedonia e Veriut të jetë prosperuese, e sigurt dhe demokraci inkluzive, plotësisht e integruar në NATO dhe BE dhe në institucionet e tjera transatlantike. Pjesë shumë e rëndësishme nga kjo është partneritet të fuqishëm të sigurisë midis dy vendeve tona, deklaroi ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns për MIA-n me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit.
Ambasadorja shtoi se tani është koha të shihet përpara, e jo mbrapa – fuqimisht të integrohet vendi ynë në institucionet euro-atlantike, të përforcohen institucionet e saj demokratike, dhe të rritet ekonomia për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht për brezat të cilat vijnë.
“Javën e kaluar në Londër, ishim dëshmitarë si Maqedonia e Veriut për herë të parë u ul në tryezë krahas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e rrethuar me aleatët e saj të ardhshëm. Në fillim të vitit 2020, presim edhe zyrtarisht t’ju dëshirojmë mirëseardhje si aleatja jonë e 30-të në NATO. Në disa muajt e fundit, udhëtoj nëpër vend, flas me studentë dhe dëgjoj drejtpërdrejt nga ata. Të rinjtë të cilët i takoj janë të fokusuar në ndërtimin e një të ardhme e cila i merr parasysh shqetësimet dhe pritjet e tyre për ekzistencë të marrëdhënies korrekte, mundësi dhe transparencë”, tha ambasadorja Bërns.
Ajo shtoi se sot ka një diskutim të gjallë rreth korrupsionit është i mundur për shkak të përparimit që është arritur në promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë – dhe garancitë se për dallim nga e kaluara, keqpërdorimet nuk vendosen nën tapet.
Kjo transparencë, theksoi ambasadorja, paraqet përfitim pozitiv neto për vendin. Rritja e transparencës do të thotë se njerëzit dinë më shumë[ për gjendjen e brendshme të qeverisë së tyre dhe mund të kërkojnë korrigjim të aktiviteteve.
Gjendja me lirinë e mediave, siç shtoi Bërns. shumë është përmirësuar lidhur me gjendjen prej para disa viteve, gjegjësisht sot mediat mundet lirisht të raportojnë dhe t’i bëjnë thirrje qeverisë në përgjegjësi, pa druajtje nga hakmarrja direkte dhe indirekte.
Por, edhe krahas klimës së përmirësuar, ambasadorja theksoi se korrupsioni ende paraqet problem. Me progres aq të realizuar dhe me aq çmim të lartë të paguar për korrupsion, Maqedonia e Veriut, sipas Bërnsit, nuk guxon të lejojë kthim mbrapa.
Ajo shtoi se lufta kundër korrupsionit është luftë që kërkon vendosmëri nga të gjitha elementet në shoqëri: nga shoqëria civile, nga mediat, nga sektori privat, nga gjyqësia, nga institucionet e sistemit dhe gjithsesi, nga opinioni.
Sipas ambasadores, Ligji i ri për Prokurori Publike është thelbësor që të tregohet përkushtim kombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimit të një prokuroria më të fuqishme si institucion. Rastet e korrupsionit që ishin inicuar nga Prokuroria Speciale Publike, ajo theksoi se duhet të vazhdojnë në një mënyrë kredibile.
Ajo sqaroi se ato institucione, që janë thelbësore për mbikëqyrje mbi autoritetet dhe përgjegjësinë e tyre, shumë gjatë janë lënë pa udhëheqës apo ata kanë mandat të skaduar. Ata, sipas saj, duhet të jenë të autorizuar që të munden ta kryejnë punën e tyre – për shembull të vëzhgojnë si partitë politike shpenzojnë para shtetërore, të sigurojnë se mediat dhe partitë politike saktë i paraqesin shpenzimet për reklama në mediat elektronike dhe onlajn që financohen nga shteti, dhe të sigurohen se rregulla të njëjta vlejnë për të gjithë gjatë fushatës zgjedhore. Shtoi se Kuvendi duhet të ndërmarrë veprime tani që të tregojë se shteti është i përkushtuar në ekzistimin e sistemit të kontrollit reciprok.
Shtoi se miratimi në kohë i strategjisë do të jetë situatë vin-vin për shoqërinë, dhe nuk kërkon pothuajse kurrfarë përpjekje, theksoi Bërns.