Udhëheqësi i Lëvizjes FRODEM, Jove Kekenovski, në Facebook profilin e tij ka shkruar se Ali Ahmeti dhe partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim janë ata që e udhëheqin gjithë politikën në Republikën e Maqedonisë dhe jo partitë maqedonase LSDM e VMRO-DPMNE, përcjell Zhurnal.
Sipas tij, VMRO dhe LSDM janë vetëm bajraktarë të thjeshtë të cilët gjithnjë kanë kërkuar pajtim edhe nga Ahmeti për çfarëdo gjëje.
“Është për tu ardhur keq por është e vërtetë. Nga mesi i vitit 2008 e gjer më sot (me siguri edhe në të ardhmen), BDI është partia e cila dikton gjithë politikën në Republikën e Maqedonisë, ndërsa Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë nën hije. LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe liderët e tyre dhe kryeministrat janë vetëm bajraktarë të thjeshtë dhe paraderë të cilët gjithnjë kanë pritur dhe kanë lutur Ahmetin për pajtim. Na pëlqen kjo apo jo, kjo është e vërteta.
Përgjegjësia është në udhëheqësitë e dy partive politike të cilat etiketohen si maqedonase”, shkruajti Jove Kekenovski në Fb profilin e tij.