Profesori universitar Jove Kekenovski e ka akuzuar Qeverinë për arratistjen e ish kryeministrit NIkolla Gruevski, dhe ai thotë se dikush duhet të mbanë përgjegjësi për këtë, transmeton Zhurnal.
Sipas Kekenovskin kjo është pjesë e marrëveshjes mes Qeverisë dhe deputetëve opozitar të cilët votuan për çeljen e Kushtetutës.
“Çfarë bëjmë tani Zoran Zaev? Ende askush nuk është fajtor? Askush nuk është përgjegjës për arratisjen e Gruevskit? Ashtu dëshiron të blesh kohë përderisa në ndërkohë po i amniston kriminelët, keqbërësit të cilët do të duhen të votojnë në Kuvend”, thotë Kekenovski.