Kelmendi: Paga e mjekëve dhe infermierëve në Kosovë është fyese dhe ofenduese!

Në fillim dua ta sqaroj se unë që 3 vite kam specializuar në Kirurgjinë Maksillofaciale dhe ende nuk kam arritur të punësohem në intsitucionet publike shëndetësore.
Arsyet i dijmë të gjithë, politikat e gabuara dhe keqmenaxhimi me shëndetësinë kosovare.

Marketing

Këtë shkrim nuk po e bëj për vete por po e bëj për kolegët e mi që janë të punësuar në institucionet publike shëndetësore .

Puna e mjekëve dhe infermierëve në vendin tonë është punë me përgjegjësi të lartë dhe në momente të caktuara me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Por për keqardhje që nga paslufta mjekët dhe infermierët vazhdojnë të mbesin të diskriminuar me nivelin e pagave që marrin.
Paga që ata marrin është pagë fyese dhe ofenduese.
Unë e them me bindje të plotë se mjekët dhe infermierët e Kosovës janë ndër profesionistët më të mirë në evropë por edhe në botë.
Këtë e them edhe nga përvoja që kam pasur me ta gjatë studimeve dhe gjatë specializimit.
Mjekëve dhe infermierëve të Kosovës iu mungon vetëm teknologjia e avansuar mjekësore në mënyrë që ata ti trajtojnë edhe sëmundjet e rënda dhe specifike që trajtohen në SHBA, Turqi, Evropë dhe gjëtiu.

Edhe qeveritë e kaluara edhe qeveria e tashme kanë ditur dhe po dijnë të thurrin poezi dhe elegji për mjekët dhe infermierët. Por kjo politikë është fyerje dhe ofenuese për mjekët dhe infermierët.

Në ditët e sotme kur vendi ynë po përballet me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, janë mjekët dhe infermierët ata që po e mbajnë “frontin e luftës”.
Ata po “luftojnë” me këtë pandemi duke rrezikuar jetërat e tyre dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

Prandaj është momenti i fundit që kjo qeveri të mendoi seriozisht për mjekët dhe infermierët.
Me buxhetin e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës që kalon shumën e 2 miliard eurove të mbledhur nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, qeveria duhet urgjentisht ta ndihmoi shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Edhe Policia e Kosovës nuk ka paga dinjitoze. Shkalla e lartë e përgjegjësisë dhe rrezikshmërisë që ka policia e Kosovës në njërën anë dhe pagat që ata marrin në anën tjetër, tregon fyerjen dhe ofendimin që i bëhet Policisë së Kosovës.
Edhe sektorët tjerë publik nuk qëndrojnë mirë me paga.

-Çka i duhet Kosovës Ministria e Integrimeve Evropiane?
Kjo ministri ka zhvatë dhe po zhvatë miliona euro nga buxheti Kosovës dhe ende nuk ka arritur asnjë rezultat dhe asnjë sukses të vetëm.

-Çka i duhen kryeministrit aktual 14 këshilltarë, shumica prej tyre me tituj nga fusha e filozofisë?

-Çka iu duhen kryeministrit dhe ministrave veturat luksoze me shoferë dhe roje?

-Çka i duhet kryeparlamentares vetura luksoze me shofer?

-Çka i duhet presidentit vetura luksoze me shofer?

Përveç këtyre privilegjeve të sipërpërmendurit dhe përveç pagave të majme, ata kanë medititje të majme dhe dreka e darka pa limit.

Mos të harrojmë se ish-prsidentët e Kosovës kanë paga të përjetshme, zyre, veturë luksoze dhe shofer.

-Paga të përjetshme kanë edhe ish-kryeparlamentarët, ish-kryeprokurorët dhe ish-kryetarët e gjykatave kushtetuese.

-Po i paguani mbi 50 mijë veteranë të rrejshëm.

– Po i paguani miliona euro për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri të Kosovës.

-I keni dhënë Listës Serbe 2 ministri me një vagon këshilltarë, vetura dhe roje, ndërsa Lista Serbe as nuk e njeh shtetin e Kosovës as nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës.

Një shtet që nuk ka edukim, shëndetësi dhe siguri, ai shtet nuk ka ardhmëri të mirë.

Gëzim Kelmendi