Kendall Jenner ndez sërish thashethemet për romancë me Jacob Elordi pas paraqitjes së tyre në Hawaii

Modelja 30-vjeçare dhe ylli i “Wuthering Heights” u panë duke ngrënë mëngjes së bashku në Hawaii, ndërsa burime pranë tyre pretendojnë se janë në lidhje prej disa muajsh.

Kendall Jenner ka shtuar dyshimet një romancë të mundshme me Jacob Elordi, pasi dyshja u panë së bashku në Hawaii këtë javë.

Modelja 30-vjeçare, e cila më herët ishte në lidhje me reperin Bad Bunny, raportohet se është parë duke ngrënë mëngjes me aktorin e filmit Wuthering Heights, sipas disa fotografive të publikuara në Instagram nga faqja e njohur e thashethemeve DeuxMoi.

Kjo vjen pasi një burim kishte deklaruar Daily Mail në prill se Jenner dhe Elordi kanë disa muaj që janë në lidhje romantike.

Kendall Jenner

Sipas përshkrimit të postimit të DeuxMoi, dyshja kishin zgjedhur lokalin Nourish Hanalei të ngrënë mëngjes. Jenner u shfaq e veshur me një bluzë gri pa mëngë dhe pantallona të zeza me bel të ulët, ndërsa flokët i kishte lidhur bisht dhe mbuluar me një kapelë ngjyrë blu të errët.

Ndërkohë, Elordi kishte zgjedhur një stil casual me këmishë xhins dhe xhinse të çelëta.

Daily Mail raporton se ka kontaktuar përfaqësuesit e të dy yjeve koment, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Kendall Jenner/ Jacob Elordi / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF