Kënga e Shqipërisë në Eurovision, BBC: Baladë dramatike, ja ku mund të renditet

Kënga e Shqipërisë në Eurovision, BBC: Baladë dramatike, ja ku mund të renditet
Kanë mbetur edhe 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapjeje të “tapetit të kaltër” në Liverpool.

Marketing

Ndërkohë përgjatë kësaj periudhe të 37 këngët që janë dorëzuar deri më tani, përmbajnë tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Duke bërë një renditje subjektike të këngëve dhe një prezantim të tyre, BBC ka renditur këngën me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria, në gjysmën e poshtme të tabelës, së vendeve kryesore.

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.

Një ish-nënkampione e The Voice, ajo interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka tek fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që ulet në gjunjë e përlotur.

Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e vështirë.

Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së vendeve kryesore”, shkruan BBC.

Kujtojmë se Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj, do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më datë 11 maj.

Marketing