Këngë e valle shqiptare në Dyseldorf, tifozët kuqezi bëjnë për vete edhe spanjollët (VIDEO)

Dyseldorfi sot “flet” shqip. E kemi treguar prej dy ditësh nëpërmjet raportimeve në Tv Klan, por sot po i vihet “vula”. 

Tifozët kuqezi janë mbledhur në mbështetje të kombëtares për sfidën ndaj Spanjës dhe në qytetin gjerman ku do të luhet ndeshja ka vetëm festë. 

Më mirë po jua përcjellim nëpërmjet pamjeve më poshtë. 

Një festë që ka përfshirë edhe tifozët spanjollë. Me këngë e valle, tifozët kuqezi kanë bërë për vete kundërshtarët e tyre. Fundja, Europiani është një festë e shqiptarët dinë ta realizojnë këtë më së miri. 

Gjatë raportimit të gazetares së Tv Klan, Viola Lito, i vetmi “problem”, nëse mund ta quajmë të tillë, ishte zhurma e lartë që bëjnë shqiptarët duke kënduar e vallëzuar. 

Policia gjermane u kërkoi tifozëve që të zhvendosen në zonat e lejuara për kuqezinjtë dhe njëkohësisht në zona ku lejohet zhurma aq e lartë që për festa dimë ta bëjmë vetëm ne. 

Sigurisht festa zhvendoset, por nuk mbaron… E njësoj shpresojmë të gëzojmë edhe në darkë, kur Shqipëria do të përballet me një “superfuqi” të Europës në futboll, Spanjën.

Marketing

Për ne vlerë ka vetëm një trepikësh. Kështu mund ta kemi të sigurtë një kualifikim në fazën tjetër dhe njëkohësisht futjen në histori pasi kjo do të ndodhte për herë të parë.

Disa rekorde i kemi thyer që prej nisjes së këtij kampionati… Ne jemi gati edhe për një tjetër!/tvklan.al            https://youtu.be/xosvKvE4g9Q?si=NdB6TWtwYZFdgMuY