Këngët më të dëgjuara të vitit 2019, ja kush i prinë listës

Artistët shqiptarë nuk po ndalen së publikuari projekte të cilat më pas po shndërrohen në hite.Estrada shqiptare ishin të ‘mobilizuar’ edhe sivjet.
Gjatë sezonës së verës këngëtarët shumicën e kohës e kanë kaluar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, mirëpo nuk kanë pasur se si të pushojnë dhe të mos sjellin këngë të cilat më pas konsideroheshin hite.

Marketing

Viti 2019-të ka qenë i ngarkuar për emrat e njohur të estradës pasi angazhimi i tyre për të sjell projekte muzikore me vlerë ishte po ashtu i madh.

Përveç se në kanalin zyrtar në Youtube këngët e tyre kishin marrë shifra të mëdha klikimesh, tingujt e këtyre këngëve kemi hasur t’i dëgjojmë edhe nëpër klube të ndryshme nate, makina etj.

Duke qenë se 2019-ta u përmbyll me sukses për ta, në vazhdim ua sjellim një listë në të cilën janë renditur këngët më të klikuara të vitit që lam pas:

Dhurata Dora ft. Soolking – Zemër

Kënga ‘Zemër’ ka gjetur pëlqyeshmërinë e publikut. Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora kishte zgjedhur të bashkëpunonte me Soolking, dhe kënga e tyre u pëlqye mjaft shumë. “Zemër” titullohet projekti i dyshes, i cili erdhi e gërshetuar në dy gjuhë: atë shqipe dhe frënge.

Kjo këngë u publikua në muajin prill të vitit 2019 dhe deri tani ka grumbulluar plot 359 milionë klikime në kanalin zyrar në Youtube.

Ermal Fejzullahu ft. Kida

Këngëtari Ermal Fejzullahu është ndër emrat e dashur për publikun i cili karrierën muzikore e nisi qysh nga fëmijëria dhe vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Mirëpo ani pse karrierën e nisi më vonë edhe këngëtarja Kida sot ka arritur që rreth vetes të mbledh një numër të madh fansash.

E kur ata u bënë bashkë për një projekt muzikor ky bashkëpunim u radhit si një ndër më të pëlqyerit e vitit që lamë pas.

Kënga e tyre me titull ‘Tela’ u publikua më datë 12 qershor të vitit 2019 dhe tani ka grumbulluar plot 46 milionë klikime në Youtube.

Loredana ft. Mozzik – Eiskalt

Loredana Zefi dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre mirëpo bashkëpunimet që kanë pasur vazhdojnë të marrin klikime në Youtube.

Kënga ’Eiskalt ‘ e publikuar më 1 gusht 2019 tani ka arritur shifrën e 40 milionë klikimeve në kanalin zyrtar të Loredanës në Youtube.

Edhe ky projekt muzikor konsiderohet si një ndër më të pëlqyerit e vitit që po lëmë pas.

Tayna ft. Dafina Zeqiri – Bye Bye

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna bashkuan idetë për projektin muzikor i cili u konsiderua si një ndër hitet e verës 2019.

Kënga e cila erdhi edhe e realizuar me videoklip mban titullin ‘Bye-bye’ dhe ka plot 32 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Kjo këngë u publikua më 11 gusht 2019.

Elvana Gjata ft. Capital T- Fustani

Këngëtarja Elvana Gjata është një nga emrat e njohur të estradës e cila ka një numër të madh ndjekësish.

Projektet e saj solo pëlqehen shumë nga ta mirëpo edhe bashkëpunimi me reperin Capital T gjeti pëlqyeshmërinë e publikut.

Kënga ‘Fustani’ u publikua më 29 qershor dhe ka grumbulluar 28 milionë klikime.

Lyrical Son ft. Kida – Deja Vu

Edhe bashkëpunimi në mes të Lyrical Son dhe Kidës mund të konsiderohet si një ndër hitet e 2019-ës.

Kënga ‘Deja Vu’ e cila ka ardhur e realizuar edhe me videoklip ka grumbulluar në Youtube 26 milionë klikime dhe kjo dëshmon se u pëlqye mjaft shumë nga fansat.

Këngët e tjera të cilat kanë marrë klikime të shumta në vitin që lamë pas janë:

Tuna ft Ylli- A don hala- 22m

Butrint Imeri- Hajt Hajt-21m

Tayna ft Mc Kresha- Lyrical Son- 23m

Era ft Nora- Nuk e di- 19m

Melinda- Pika Pika-18m

Noizy-Nuk kan besu- 19m

Majk ft Ghetto Geasy-Malena- 17m

Ledri ft Lumi- Kiss Kiss- 16m

Elvana ft Ardian Bujupi- Meine Liebe- 15m

Lumi ft Dafina- Lule Lule- 14m

Shkurte Gashi ft Bruno- Jeten tende 15m

Fero- Ride or Die- 10m

Mozzik-Dhelper dinake- 14m

Duhet përmendur se vitin që lamë pas më të suksesshmet ishin projektet muzikore të cilat ishin bashkëpunime.

Pra do të thotë se kur dy arstistë të suksesshëm bashkojnë idetë sjellin super hite.