Mund të numërohen në gishta këngëtaret e estradës sonë që nuk kanë bërë ndërhyrje kirurgjike. E ato që kanë mbushur buzët, mollëzat, gjoksin…dhe ndërhyrje të tjera nuk po dallohen nga njëra-tjetra.
Shumë nga to po duken si motra e dy të tilla si binjake.
Këngëtarja jo shumë e njohur për publikun Flaka Krelani ka pësuar ndryshime drastike si shkak i ndërhyrjeve kirurgjike. Këto ndryshime kanë bërë që Krelani t’i përngjajë shumë këngëtares Fjolla Morina -që më shumë njihet si femër që bën jetë luksoze.
Por a janë në dijeni këto dy femra të estradës që po përngjajnë kaq shumë?, shkruan Express Rozë.
Nuk dihet nëse femrat e showbizit vendor po i bëjnë operacionet plastike te një kirurg i vetëm pasi të gjitha po duken të njejta.
Po juve a më shumë ju pëlqejnë femrat që kanë operacione apo ato që s’kanë?