Artistët që u rikthyen pasi vendosën të largohen nga industria e muzikës Industria e muzikës shpesh herë bëhet e lodhshme për artistët që padyshim punojnë shumë për të mbajtur ndjekësit e tyre me muzikë të mirë.
Disa nga artistët e estradës e lanë karrierën në gjysmë duke u larguar jashtë kamerave, famës dhe gjithiçka që ka të bëjë me të.
Por, të njëjtit u rikthyen fuqishëm me këngë që morrën mbështjen e plotë nga publiku, shkruan Kosovarja.
Fero
Pas deklaratave për largim nga muzika dhe kthimit drejt fesë, u rikthye në skenë muzikore, gjë që shkaktoi debat dhe interes të madh, ndonëse ai ka deklaruar se ky rikthim ka të bëjë me ribashkimin e tij me vajzën.
Alban Ramosaj
Kishte një pauzë të gjatë nga muzika për arsye personale dhe artistike, pauz që lëndoj zemrën e adhuruesve të muzikës së Albanit, por ai u rikthye me këngë që u pëlqyen shumë nga publiku.
Tuna Sejdi
Pas shkëputjes për arsye familjare, u kthye me projekte të zhurmshme muzikore, bashkëpunime të shumta të cilat trazuan rrjetin dhe median rozë me aludime nga më të ndryshmet.
Arta Bajrami
Nga një pauzë e gjatë, në një rikthim me stil të ri muzikor, dhe jo vetëm. Arta iu rikthye intervistave, rrjeteve sociale, dhe dalje publike më të shpeshta, shkruan Kosovarja.
Ledri Vula
Rikthimi i Ledrit vite më parë në skenën muzikore, ishte rikthim I fuqishëm i cili u prit me padurim nga ndjekësit. Ai vazhdon të jetë ndër këngëtarët e preferuar, e ky rikthim i Ledri bëri mirë karrierës së tij.
Këto rikthime shpesh ngjallin emocione të forta, pasi nuk përfaqësojnë vetëm një rikthim në skenë, por edhe një histori të re.