Christopher Cross thotë se COVID-19 e paralizoi atë përkohësisht.Këngëtari Christopher Cross ka folur rreth asaj se si koronavirusi gati ia mori jetën atij, shkruan CNN.
Në një intervistë që do të transmetohet këtë fundjavë në “CBS Sunday Morning”, 69-vjeçari tha se ai dhe e dashura e tij ishin keq kur e kontraktuan virusin.
Sipas Cross ata të dy rezultuan pozitivë pasi u kthyen nga një udhëtim në Meksikë.
Ndërsa çifti ishte i sëmurë për rreth tre javë, ai tha se ndihej mjaft mirë për të bërë pazar ushqimesh në prill, por kur u kthye në shtëpi nuk po e mbanin këmbët.
Cross tha se mjekët e diagnostikuan atë me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik në të cilin sistemi imunitar sulmon nervat, për të cilët ata besonin se ishte shkaktuar nga COVID-19.
“Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”, tha Cross. “Dhe unë nuk mund të ecja, mezi mund të lëvizja. Dhe kështu ishte sigurisht koha më e errët për mua, e dini? Ishte vërtet prekëse dhe e vështirë”.
Fituesi i “Grammy”, i njohur për hitet përfshirë “Sailing” dhe “Ride Like The Wind”, tha “Unë nuk jam një njeri shumë i famshëm, por është e rëndësishme që njerëzit të dinë që ju mund të infektoheni me këtë sëmundje”.
“Dhe kështu, unë ndjeva se ishte një lloj detyrimi ta ndaja këtë me njerëzit. Kjo është një punë e madhe, duhet ta vendosni maskën. Duhet të keni kujdes për njëri-tjetrin”, deklaroi ai.
Cross tha se ai vazhdon të luftojë për t’u rikuperuar dhe shtoi se të folurit dhe kujtesa e tij janë prekur, fillimisht kishte ecur me karrocë, ndërsa tani me paterica.