këngëtari kosovar, Butrint Imeri është përballur me një incident gjatë një koncerti në New York. Ndaj tij kanë gjuajtur me shishe në kokë teksa performonte në skenë.
Në një video që është publikuar në platformën Youtube, Imeri shihet që fërkon kokën por nuk kishte asnjë lëndim serioz.
Nuk dihet nëse incidenti ishte aksidental apo i qëllimshëm.