Këngëtari shqiptar i jep lamtumirën të atit: Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë

Muzikologu Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Varrimi bëhet sot në Shkodër, ora 17:00 në varrezat e Rrmajit.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar në Facebook edhe djali i muzikologut të mirënjohur, këngëtari Vlashent Sata, i cili ndau me të gjithë disa fjalë të ndjera për të atin.

“Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë! Ti je muzika ime, dashnia për jetën, o i buti im zemërmal! Natë me shi sot baba im, po nesër me ty në shpirt prapë kam me knu si m’ke msu ti! Dritë paç o fëmija ma i bukur që kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.

Loro Sata lindi në qytetin e Shkodrës. Ku edhe kreu dy të mesme, politeknikumin “7 Nëntori” dhe Liceun Artistik “Jordan Misja” për “Kanto” në Tiranë.  Më tej vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për “Teroritikë” dhe “Kanto”.

Pas përfundimit të studimeve emërohet mësues muzike në rrethin e Lezhës. Angazhohet në krijimin e Ansamblit “Çiftelia”, fitues i katër medaljeve të arta në festivalet kombëtare.

Por gjatë regjimit pushohet nga puna me sugjerim të Komitetit të Partisë për motive biografike, dhe dërgohet të punojë në fshatrat e Tiranës si mësues muzike. Në vitet ‘90, pas përmbysjeve të regjimit komunist emërohet Inspektor i Kulturës dhe Arsimit në njësit bashkiake në Bashkinë e Tiranës.

Bën dhe boton studime të thelluara në krijimtarinë popullore folklorike, rapsod, formacione etj. Ka botuar disa libra, si “Jan Kukuzeli, jeta dhe vepra”, “Si të njohëm muzikën”, “Rima dhe muzika”, “Këngë, art dhe teknikë”, “Figura të shquara të artit muzikor botërore”