Një atmosferë magjike pritet të mbizotërojë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit do të kurorëzohet në një ceremoni të veçantë brenda shtëpisë së “Big Brother…”, ku surpriza më e madhe do të jetë prezenca e dy ikonave të muzikës popullore shqiptare, Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani.
Dyshja do të sjellë atmosferën e vërtetë festive me këngë dasmash që do të emocionojnë jo vetëm çiftin, por edhe banorët dhe gjithë publikun shqiptar që ndjek me pasion këtë sezon të “Big Brotherit…”.
Dasma pritet të jetë një ndër momentet kulmore të këtij edicioni me këngë, valle dhe shumë emocione që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut!Insajderi.org