Këngëtarja e njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Aretha Franklin është “e sëmurë rëndë”, sipas një personi të afërt me këngëtaren veterane të muzikës soul.

Marketing

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për Associated Press se Franklin është shumë keq.

Këngëtarja 76-vjeçare anuloi koncertet e planifikuara më parë gjatë këtij viti për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe u urdhërua nga mjekët të pushojë në dy muajt e ardhshme.

Image

Vitin e kaluar, Franklin kishte zbuluar se ky 2018-ta do të jetë viti i fundit, që do të performojë në koncerte të ndryshme pas publikimit të albumit në bashkëpunim me Steve Wonder.

Një burim i TMZ-së kishte pohuar se këngëtarja i ka thënë “përgatitu, se po vdes”.

Franklin, karriera e së cilës përfshin shtatë dekada, është më e njohur për këngët që përfshijnë “Espect” dhe “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”.

Fituesja 18 herë i Grammy Awards është një nga artistët me albumet më të shitura të të gjitha kohërave dhe u fut në Sallën e Famës së “Rock and Roll” në vitin 1987.

Image

Marketing