Këngëtarja e njohur shqiptare është bërë nënë për të parën herë dhe solli në jetë një djalë.
Maya Alickaj e ka ndarë lajmin e gëzueshëm nëpërmjet një postimi në Instagram pranë të cilit i ka uruar edhe Krishtlindjet.
“Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë me dashuri. Maya dhe Jonas”,-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet teksa shëtit të voglin.
Ajo shtatzëninë e zbuloi në muajin e fundit pasi më herët deshi ta mbajë të fshehtë.