Ndërhyrjet estetike janë shumë të përhapura mes këngëtarëve shqiptarë.
Por, një gjë që nuk është e përhapur – pranimi i tyre.
Megjithatë, të paktën për Rovena Stefën një gjë e tillë duket të mos jetë problem.
Këngëtarja ka ndërhyrë në hundën e saj për një rimodelim estetik dhe të gjithë procesin e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.
Operacioni ka përfunduar sot dhe tashmë mbetet për t’u parë rezultati final pas disa javësh.