Disa ditë më parë këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram lajmin se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj prej 8 vjetësh publikuan disa foto mjaft të bukura ku Yllka shihej me barkun e rrumbullakosur.
Mirëpo pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Yllka dhe Astriti janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Luiza. Lajmin e kanë bërë të ditur gjyshërit e vogëlushes për Rtv21.
Gjatë gjithë shtatzënisë Yllka ka qenë e rezervuar, por tani të gjithë mezi presim të shohim portretin e të voglës së saj.