Kennedy do të sfidojë Biden për Shtëpinë e Bardhë

Robert F Kennedy Jr ka paraqitur dokumentet zgjedhore për të kandiduar për president të SHBA-së në 2024 si demokrat.

Marketing

69-vjeçari është djali i senatorit të vrarë Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy.

Të dyja partitë demokratike dhe republikane janë duke zhvilluar garat e tyre , nga të cilat do të përzgjidhet kandidati presidencial.

Presidenti Joe Biden ka treguar se do të kandidojë për rizgjedhje, megjithëse ende nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij. Pritej që ai të niste fushatën e tij në fillim të prillit, por mbështetësit thonë se afati i tij kohor ka ndryshuar.

Muajin e kaluar, një tjetër demokrate, Marianne Williamson, iu bashkua garës presidenciale.

Nga ana republikane, Donald Trump ishte i pari që deklaroi kandidaturën e tij dhe atij i janë bashkuar shumë të tjerë, përfshirë ish-ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Që në muajin mars, Kennedy tha në një postim në Twitter se çfarë do të bënte nëse të kandidonte për president.

“Nëse unë kandidoj, prioriteti im kryesor do të jetë t’i jap fund bashkimit korruptiv midis pushtetit shtetëror dhe korporatës që ka shkatërruar ekonominë tonë, ka shkatërruar klasën e mesme, ka ndotur peizazhet dhe ujërat tona, ka helmuar fëmijët tanë dhe ka grabitur vlerat dhe liritë tona”, tha ai.

Si bashkëthemelues i një firme ligjore mjedisore, Kennedy është lavdëruar për fushatën e tij dhe për çështje që po trajton./