“Keq-udhëzojnë” të rinjtë, talebanët ndalojnë TikTok dhe PUBG

Talibanët në pushtet në Afganistan kanë urdhëruar ndalimin e platformës së shpërndarjes së videove TikTok so dhe rrjetin e lojrave simultane online PUBG, duke i quajtur ‘influenca të dëmshme’ që po largojnë ‘në rrugë të gabuar’ të rinjtë afganë.

Marketing

Grupi militant shtonte se do të ndalojë gjithashtu stacionet televizive të cilat konsiderohet se transmetojnë “material imoral”.

Zhvillimi vjen pas disa masave të ngjashme të ndalimit në përmbajtje muzikore, filma apo telenovela.

Студент кој открил лек за дијабетес открива:
Talibanët kishin premtuar fillimisht një qasje më të moderuar herën e dytë që vijnë në pushtet në vend, por përsëri raportohet shkurtimi i të drjetave, sidomos për gratë.

Grupi njihet për udhëheqjen sipas versionit të ashpër islamik, siç ndodhi në 1996 e 2001.

Zëdhënësi taliban Inamullah Samangani tha se masa e fundit ishte për të “parandaluar që gjenerata e re të keqinfluencohet nga rryma të dëmshme”.

Nuk është e qartë se kur saktësisht ndalimi hyn në fuqi dhe për sa kohë do të zgjasë.

Исчистете ги крвните садови и регулирајте го крвниот притисок со природни капки кои потрошиле милијарди долари
Kjo është hera e parë që grupi ndalon një aplikacion interneti që prej ardhjes në pushtet gushtin që kaloi.

TikTok dhe rrjeti PUBG janë bërë më të përdorura nga të rinjtë afganë pasi disa forma të tjera zbavitjesh janë të ndaluara, thotë korrespondenti afgan i rrjetit BBC, Hameed Shuja.

Numri i përdoruesve të internetit në Afganistan është rritur shumë vitet e fundit duke arritur aktualisht në nëntë milionë.

Ndërkohë rreth dy të tretat e popullatës vendase prej 39 milionë janë nën 25 vjeç.

Zhvillimi vjen teksa në vend kanë vijuar atentatet me eksplozivë, siç ishte ai i të enjtes ku rreth 30 njerëz u vranë nga shpërthimi pranë xhamisë së Mazar-e-Sharif.