Kërcënim për bombë, policia evakuon stacionin kryesor të trenit në Vjenë

Policia e Vjenës nisi të hënën një operacion masiv kërkimi dhe evakuoi Stacionin Qendror të Vjenës ndërsa ndaloi trafikun hekurudhor për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar.

Marketing

Sipas mediave të huaja, një numër i madh i policisë ishin të pranishëm në stacion, dhe zona publike përreth ishte e mbyllur.

Gjithashtu policia u ka kërkuar të gjithëve që të shmangin qëndrimet e panevojshme në zonën e stacionit kryesor dhe në rrugët e trafikut aty pranë.

Megjithatë, pas një kërkimi prej një ore, policia tha se operacioni në Hauptbahnh të Vjenës përfundoi dhe kërkimi rezultoi negativ.

“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë kolegët dhe të gjithë shërbimet e urgjencës, si dhe të gjithë qytetarët e prekur për bashkëpunimin e madh dhe zbatimin e shpejtë”, tha policia në një postim në X.