Kërcënimet ndaj Arsovskës, LSDM: VMRO – DPMNE parti e dhunshme

Social Demokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në për parti të dhunshme pas kërcënimeve drejtuar kreytares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska, se do të hakmeren ndaj saj me ardhjen në pushtet. Sipas LSDM-së kjo është tmeruese dhe skandaloze, pasi në vend të projekteve dëgjojmë vetëm ofendime dhe kërcënime, për kryetaren e cila ishte e promovuar nga vetë VMRO-ja.

Marketing

“Nga momenti i parë kur do të bëhem kryeministër, do të tërheq zvarë nëpër rrugë’ dhe do të pastrojmë dyshemete me ty’, kështu është kërcënuar Mickoski, bazuar në deklarimet e Arsovskës. Para disa muajve, VMRO – DPMNE thoshte se Arsovska është kryetarja më e mirë, nëna e qytetit, dhe tani kjo parti kërkon dëshmi se Arsovska është në gjëndje të mirë shëndetësore.”, tha Vasko Kiçevski nga LSDM

Marketing