Kërcënohen me bombë 33 shkolla fillore në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në RMV njofton se sot në adresën elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim për bombë.

Marketing

Nga MPB thonë se menjëherë i kanë evakuar shkollat dhe për momentin bëjnë kontrolle anti-terroriste.

“Sot (07.02.2023) rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.