Kërcënohen me jetë deputetët e VMRO-së që të mos votojnë ndryshimet kushtetuese

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët këto ditë kanë negociuar me kolegët e tyre nga LSDM-ja dhe BDI-ja, për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, ankohen para tyre dhe ambasadorëve të huaj se janë nën kërcënimin për jetë nëse mbështesin amendamentet në Kuvend.

Marketing

Siç mëson sdk.mk, ata që kanë marr kërcënime për jetë përmes sms porosive i kanë treguar të njëjtat para deputetëve, ndërkombëtarëve dhe gazetarëve. Në disa nga mesazhet kërcënuese përmes sms porosive, apo në viber përmenden edhe fëmijët.

Për shkak të mos besimit në MPB dhe Prokurorinë që tu mundësohet mbrojtje adekuate, deputetët e VMRO-së tani për tani nuk kanë paraqitur kërcënimet. Megjithatë kjo nuk mund të thuhet sigurt sepse disa prej tyre këtë e bëjnë në mënyrë të tërthortë, më së shpeshti përmes përfaqësuesve të ambasadave të vendeve perëndimore.

Marketing