Gjykatësja Vesna Dimshovska shetitet nën sigurim të policisë, njofton Dosie.mk. Ajo është frikësuar se dikush po tenton t’i vendosë bombë nën veturë. Këtyre ditëve, sa ka qenë në punë, afër veturës “xhip” ka gjetur një “top letrash”, të mbështjella në atë mënyrë sikur fëmijët kur bëjnë bomba për të lozur. Menjëherë e ka alarmuar policinë dhe kryetarin e gjykatës, me ç’rast është dorëzuar kërkesë për sigurim policor, transmeton Gazeta Lajm.
Dimishkova fitoi sigurim policor në kohën kur e liroi nga burgu Sasho Mijallkovin. Nga gjykata ende nuk kanë përgjigje se pse është vepruar të shtunën pasdite lidhur me vendimin për lirimin e Mijallkovit. Procedura është dashur të përfundojë ose të premten, ose të vazhdojë të hënën. Nuk është e qartë se çka e ka detyruar gjykatësen Dimshkova të kthehet urgjentisht në Shkup për të liruar Mijallkovin edhe pse paraprakisht kishte paraqitur shfrytëzim të pushimit vjetor.
Habinë më të madhe e kanë përjetuar autoritetet e burgut të Shutkës kur të shtunën pasdite u ka ardhur urdhri për të dërguar Mijallkovin në gjykatë që t’i shqiptohet lënia në burg shtëpiak, sepse zakonisht të paraburgosurit nuk dërgohen në gjykatë gjatë uikendit.