Kërcënohet me jetë prokurori Joveski

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, përmes një dërgese të dërguar përmes “Posta Manastir” më 17.1.2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetë. Letra me kërcënime është shkruar në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.

Marketing

Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për veprime të Prokurorisë Publike.

Në vetë letrën kërcënuese thuhet se e njëjta është shkruar nga një organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësi, ndërsa siç thujet në letër anëtarët e kësaj organizate janë gati të vdesin për qëllimet e organizatës.

Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut thekson se kërcënimet e tilla janë të kota dhe thekson se kërcënimet, edhe nëse janë për jetë, nuk do ta lëkundin atë në zbatimin e ligjeve dhe në sjelljen profesionale dhe të përgjegjshme të Prokurorisë Publike.

Dërgesa do t’i dërgohet Ministrisë së Brendshme për të hetuar pakon si dhe për të gjetur personit që ka dërguar.