Kërcënohet Zoran Zaevi, ja nga kush

Një banor tridhjetë e tre vjeçar nga fshati Mokrinë i Srumicës ka marrë kallëzim penal për shkak të kërcënimeve të drejtuara drejt kryeministrit të Republikës së Maqedonisë dhe familjes së tij përmes rrjetit social Fejsbuk.

Marketing

MPB kumtoi se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur kallëzim penal kundër D.P. (33) nga fshati Mokrinë, Strumicë për shkak të ekzistimit të bazave dyshimit se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.

I denoncuari me përdorimin e fjalëkalimit “Andon Qoseto” në rrjetin social Fejsbuk ka shpërndarë postim, me përmbajtjen e së cilës ka dërguar kërcënime drejt kryeministrit të RM dhe familjes së tij.

Marketing