Kërcënoi policët në Gjermani, ja çfarë iu gjet në banesë 29 vjeçarit shqiptar

Shqiptari që u arrestua në Gjermani pasi hyri në një stacion policie dhe kërcënoi me hanxhar oficerët dyshohet se kishte qëllime terroriste.

Marketing

29-vjeçari shqiptar hyri në stacionin e policisë në qytetin e vogël të Linz am Rhein, midis Koblenz-it dhe Bonit, rreth orës 2:40 të mëngjesit, duke bërtitur vazhdimisht “Allahu akbar” dhe tha se donte të vriste policët.

Oficerët e policisë mbyllën derën e komisariatit ndërsa i dyshuari u përpoq por nuk arriti ta hapte me forcë.

Hetuesit që kontrolluan banesën e të dyshuarit gjetën një flamur të grupit të Shtetit Islamik të vizatuar në një mur.

Incidenti në Koblenz pason një sulm me thikë të 23 gushtit në qytetin perëndimor të Solingenit, në të cilin një ekstremist i dyshuar nga Siria akuzohet për vrasjen e tre personave./abcnews.al