Kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në bisedë informative.
Burimet nga hetimi informojnë se Stojanovski është arrestuar për shkak të videos së publikuar, në të cilën ai i kërcënon punonjësit e shkollave se po përgjon bisedat e tyre telefonike. Më shumë detaje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme.