Kërcënojnë me armë shitësin, sepse u kërkoi të vendosin maskat mbrojtëse

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:00, personi M.K. 52 vjeçar nga Gostivari në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 19.00 dy automjete, njëra “BMW” me targa të Kumanovës dhe një tjetër e tipit “Audi Q7” me targa të Strugës, janë ndaluar në stacionin e karburanteve në Strazha, ku i njëjti ishte i punësuar. Por për shkak se personat në fjalë nuk mbanin maska mbrojtëse, ai u tha atyre se nuk do t’u shërbente në rast se nuk vendosin maskat mbrojtëse, kështu që njëri prej tyre shkoi në automjet dhe u kthye tek i punësuari duke mbajtur një armë zjarri në brez.

Marketing

Menjëherë pas denoncimit, personi S.A. (25) nga Kumanova është privuar nga liria dhe rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Marketing