Kërcënon miku i Putinit: Së pari do të goditet Londra!  

Një zyrtar i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore.

Anëtari i Dumës, Andrey Gurulyov, e bëri këtë kërcënim për Britaninë e Madhe, në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Rossiya 1.

Marketing

Paralajmërimi vjen midis zhvillimeve alarmuese se lufta në Ukrainë mund të eskalojë në një konfkikt global, për shkak se Lituania si anëtare e NATO-së po i bllokon mallërat e destinuara për enklavën ruse të Kaliningradit.

Në kërcënimin e tij që është cilësuar edhe si propagandë frikësuese për Perëndimin, Gurulov ka përshkuar në detaje planet e Rusisë për ta mposhtur NATO-n.

“Në operacionin e parë ajror ne do ta shkatërrojmë gjithë grupin e satelitëve që armiku e ka në gjithësi. Askush nuk do të mërzitet se a janë ata amerikanë apo britanikë, sepse ne do t’i shohim të gjithë si NATO”, tha ai.

“Së dyti, ne do ta neutralizojmë të gjithë sistemin anti-ajror, kudo dhe atë 100 për qind”, vazhdoi ai, për të sqaruar edhe qytetet që do të jenë cak i sulmeve. “Dhe e treta, natyrisht se ne nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. Së pari do të goditet Londra.”

Sipas anëtarit të komitetit parlamentar rus të mbrojtjes, të gjitha pikat e furnizmit me rryme do të shkatërrohen. “Evropa Perëndimore do të mbetet pa furnizim me rrymë dhe do të bllokohet”.

Gurulyov është një ish-komandant ushtarak rus, që ka shërbyar edhe në Siri. Ai është në mesin e personave të sanksionuar nga SHBA për shkak të lidhjeve të ngushta të tyre me Putinin.

Në muajin shkurt ai dyshohet të jetë dëgjuar në disa biseda të përgjuara duke i urdhëruar vartësit e tij që t’i digjnin shtëpitë e ukrainasve, pas nxjerrjes së familjeve në rrugë.

Vepra e tillë konsiderohet si krim lufte.

Marketing