Më datë 8 qershor rreth orës 13 e 55 minuta, person i panjohur ka tentuar që veturën e tij ta parkoj në hyrje të Stacionit policorë Tetovë, pasi që nga ana e pjesëtarit të policisë i njëjti është paralajmëruar, që të mos e parkohet në atë vend, personi ka filluar ti kërcënohet pjesëtarit të policisë, personi është arrestuar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale F.Sh. 29 vjeçar nga fshati Tearcë-Tetovë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personit të lartpërmendur do të iniciohen padi adekuate.