Kërcënuan kryetarin e Komunës së Gazi Babës, arrestohen tre persona

MPB informon se është zgjidhur rasti i kërcënimeve ndaj kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, lidhur me rrënimin e ndërtimeve pa leje në Inxhikovë.

Marketing

“Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup sot (15.09.2023) kanë arrestuar S.M, F.M dhe M.M, në lidhje me denoncimin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës, i cili më datë 11.09.2023 ka raportuar në SPB Shkup se tre persona e kanë kërcënuar me jetë për shkak të rrënimit të objektit pa leje në fshatin Inxhikovë”.

“Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme dhe sot autorëve u është hequr liria dhe kundër tyre është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup pas procedurës së shpejtë për veprën penale “rrezikim i sigurisë””, thonë nga MPB Maqedoni.