Kërcet arma në Durrës, raportohet për një të plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në Durrës.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhafëzotajt, ku pas një konflikti për motive të dobëta është qëlluar në këmbë 36 vjeçari E.D.

Personi i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është identifikuar si A. H., 30 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing