Kërcet arma në Tiranë! Ky është 49 vjeçari që u ekzekutua me 9 plumba

Personi që shihni në foto është 49-vjeçari Edmond Papa i cili u vra me armë zjarri në një lokal në te Komuna e Parisit në Tiranë.

Marketing

49-vjeçari me origjinë nga Fieri u ekzekutua me 9 plumba në hyrjen e një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

Sipas “Abc”, ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, për trafik droge.

Ndërkohë, mësohet se ai ka qenë dënuar në Greqi për trafik droge.