Kërçova me kapacitet të ri energjetik, Bekteshi viziton Termocentralin e Osllomesë

Përmes një investimi prej afro gjashtë milion eurosh, në Termocentralin e Osllomesë së shpejti do të fillojë me punë Qendra fotovoltaike prej 10 Mega Vatësh, që do të rrisë kapacitetin prodhues të energjisë elektrike, potencoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në Termocentralin e Osllomesë.

Marketing

Ai me këtë rast paralajmëroi edhe investime kapitale për periudhën e ardhshme dyvjeçare, që do të sigurojnë prodhimin e 20 mega vatëve shtesë të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Programi investues në Termocentralin e Osllomesë, që kap vlerën prej 5.9 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është shumë i rëndësishëm jo vetëm për aspektin e vlerave të energjisë, por edhe për aspektet sociale dhe mjedisore, duke ndihmuar rajonin e Kërçovës në përmirësimin e ambientit jetësor dhe hapjen e vendeve të reja të punës, tha ndër të tjera ministri Bekteshi.