Kërçova me sinjalizim të ri horizontal rrugor

Komuna e Kërçovës këto ditë intensivisht punon në vendosjen e sinjalizimit të ri horizontal rrugor nëpër të gjitha rrugët kryesore në qytet.

Marketing

Sinjalizimin horizontal e vendos Np “Komunalec”, ndërsa prioritet kanë rrugët para shkollave sepse siguria e nxënësve është në plan të parë.

“Shënimi i rrugëve me vija të bardha do të vazhdojë derisa nuk vendoset sinjalizimi në të gjitha asket rrugore”, thotë drejtori i NP “Komunalec”, Zenel Jonuzi.
Vendosja e sinjalizimit horizontal rrugor realizohet me mbështetje financiare të komunës së Kërçovës.

Marketing