Kërçova me sinjalizim të ri horizontal rrugor

Në Kërçovë intensivisht po punohet në vendosjen e sinjalizimit të ri horizontal rrugor në të gjitha rrugët kryesore në rajonin e qytetit.

Marketing

Sinjalizimin horizontal e vendos NKK “Komunalja” nga Kërçova, ndërsa prioritet është shënimi i rrugëve të cilat janë më të frekuentuara në qytet.

“Aktivitetet për shënimin e rrugëve me vija të bardha, krahas dezinfektimit të përditshëm që e kryejmë, do të vazhdojnë pa ndërprerë me qëllim që të vendoset sinjalizim i ri në të gjitha akset rrugore, ne punuam dhe gjatë fundjavës e shfrytëzuam momentin kur faktiksht rrugët janë të zbrazura për shkak të orës policore”, thotë drejtori i NKP “Komunalja” Zenel Jonuzi.

Ai sqaron se vendosja e sinjalizimit horizontal rrugor financohet nga Komuna e Kërçovës.