Mbrëmë koncert mbajti Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore. Shfaqja e Ansamblit më të ri shqiptar ngjalli interesim të madh tek publiku kërçovar.
Pas videoklipit “Rrugëtimi i atdheut”, u prezantua një program i cili u duartrokit nga publiku kërçovar, për koreografitë e bukura që përfaqësonin trevat shqiptare: “Vallja e Karadakut”, “Vallja dyshe dibrane”, “Vallja toske” dhe vallja “Prej Tetove në Dibër”.
Vëmendjen e publikut kërçovar e tërhoqën edhe këngët e bukura të interpretuara nga solistët e ansamblit, të cilët sollën një repertor të larmishëm me motive nga të gjitha trevat shqiptare.